Sot zyret e Tech House i vizitoi Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Liridona Misini Piraj, bashkë me përfaqësuesin nga Drejtoria e Arsimit, Z. Faton Nafezi.

Gjatë kësaj vizite, ata patën rastin të bashkëbisedojnë me të rinjtë përfitues të trajnimeve. Ishte një kënaqësi të dëgjonim për përvojat e tyre, aspiratat dhe mësimet që kanë marrë gjatë këtyre programeve inovative.

✨ Përfaqësuesit e Komunës te Dragashit mbeten të kënaqur me programet e ofruara nga Tech House dhe punën e palodhur që po bëhet për të nxitur zhvillimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Kjo vizitë na ka dhënë një pasqyrë të qartë të impaktit pozitiv që këto trajnime kanë në komunitetin tonë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *