The courses that are being held

Projektet e Kaluara:
Përforcimi i Bashkëpunimit Rinor në Dragash: Financuar nga BE/UNDP dhe Komuna e Dragashit, ky
projekt synoi të rrisë kapacitetet e të rinjve në vendimmarrje dhe të forcojë bashkëpunimin me
Asamblenë Komunale të Dragashit.
Në Mbështetje të Vajzave në Dragash për Arsim të Lartë: Me mbështetjen e Austrian Development
Agency, ky projekt ofroi orientim profesional dhe mentorim me fokus në vajzat për të nxitur qasjen në
arsim të lartë.
Promovimi i Turizmit në Dragash: Financuar nga Komuna e Dragashit, ky projekt përfshiu krijimin e një
katalogu turistik dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në turizëm.
Rritja e Pjesëmarrjes së të Rinjve në Vendimmarrje: Financuar nga USAID/D Plus, ky projekt synoi të
rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje lokale dhe të avokojë me autoritetet për iniciativat e të
rinjve.
Promovimi i Talenteve të Rinj në Matematikë: Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit, ky projekt organizoi garatë matematikore dhe identifikoi talente, ndërsa
trajnoi mësuesit për të punuar me këto talente.
Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Dragash: Financuar nga BE/IKS/LENS/FES, ky projekt realizoi një
katalog për Trashëgiminë Kulturore të Dragashit dhe organizoi trajnime për të rinjtë në këtë fushë.
Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Dragash: Financuar nga OSBE në Kosovë, ky projekt rriti
vetëdijen e të rinjve në fushën e ekstremizmit dhe ndërtimit të paqes.
Projektet Aktuale:
Tech House: Financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ofron shkathtësi digjitale në fushat si
WordPress, Python, zhvillim aplikacionesh, dizajn në Canva, robotikë, dhe Minecraft.
Teknologjia në Shërbim të Rinjve të Dragashit: Projekti trajnon në HTML, CSS, Siguri Kibernetike,
zhvillim të videove, dhe Photoshop, duke rritur punësimin e të rinjve me shkathtësi digjitale.
Zhvillimi dhe Promovimi i Turizmit në Dragash: Financuar nga BE/RELOAD-UNDP dhe Komuna e
Dragashit, ky projekt synon të zhvillojë turizmin përmes platformës 'Visit Dragash' dhe hartimin e një
plani të veprimit.
Fuqizimi i të Rinjve për Qytetari Aktive dhe Mbrojtje të Mjedisit: Financuar nga SLOVAK AID, ky projekt
synon të fuqizojë liderët e rinj për ndryshime pozitive në qytetari aktive, bashkëpunim ndërkulturor dhe
mbrojtje të mjedisit.
Fuqizimi i të Rinjve për Barazi Gjinore dhe Dialog Ndërkulturor në Dragash: Financuar nga BE/UNDP, ky
projekt promovon pajtimin, dialogun, dhe angazhimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme, duke
adresuar ndarjet e rrënjosura dhe promovuar unitetin dhe ndjeshmërinë.